TIRANË

Deputeti i Kuvendit të Republikës, Lefter Maliqi u ndal te zhvillimet e fundit politike në vend, ndërsa foli edhe për raportin e Komisionit të Venecias në lidhje me veprimet e Presidentit Meta mbi qëndrimet e tij për 30 qershorin. Ai tha se ky institucion nuk mund  të gjykojë pjesën e sigurisë kombëtare në vendin tonë.

Sipas Maliqit, debati i krijuar mes Institucionit të Presidentit të Republikës dhe Kryeministrisë mbi 30 qershorin i ngjan më tepër një dyluftimi mes  “gjelash”.

Deputeti Maliqi i ftuar në “Real Story” në News 24, theksoi se nëse Meta nuk do shtynte datën e zgjedhjeve të 30 qershorit, vendi rrezikonte të shkonte drejt  përplasjes fizike dhe verbale nga jugu në veri.

“Sa i takon veprimeve të presidentit të republikës unë po e nis me gjykimin në thonjëza për deklaratën e tij në Komisionit Hetimor, kam thënë se është një show. Ky është një show për të mbuluar zgjedhjet e 30 qershorit, për të mbuluar krimin e organizuar.Unë kam qenë kundër bojkotit të zgjedhjeve lokale, por e vërteta duhet thënë sic duhet. Komisioni i Venecias nuk është për të gjykuar sigurinë kombëtare në vend. Jemi në dijeni të këtij informacioni. Presidenti kur anuloi datën e zgjedhjeve disa ditë i bëri thirrje maxhorancës për të shtyrë datën e zgjedhjeve.Nëse nuk do ndodhte shtyrja e zgjedhje do të kishe konflikte verbale dhe fizike nga jugu në veri. Unë dua t’u them diçka të vërtetë: Jemi në një krizë  të madhe politike dhe ekonomike në vend. Kemi trafiqe ku kapen persona me oriz. Ne skemi Gjykatë të Lartë dhe  as Gjykatë Kushtetuese. Gjykata e Lartë i ka me mijëra dosjet. Ata janë në luftë gjelash mes tyre, sepse e njohim mirë njërin-tjetrin. Kjo është një zhurmë e madhe dhe vendi ka nevojë për deputetë që zgjidhen nga populli. Kemi deputetë që nuk dinë të lexojnë.  Unë them se Meta është vetë i zoti për të dhënë deklaratën e duhur”-theksoi ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb