Kryetari i Partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima i ftuar në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 është dakord me legalizimin e kanabisit për konsum duke theksuar se kjo do i jepte zero shanse mafies për të bërë para me këtë biznes.

Sipas Kokëdhimës nuk duhet më kriminelët e spaçatorët të bëjnë lekë me marijuanë, por qytetarët ta marrin atë në farmaci me kartë identiteti me çmim të kontrolluar që demotivon mafien dhe biznesin kriminal.

”Nuk kam pirë asnjëherë. Jam pro përdorimit të kanabisit edhe për qëllime kreative. Në kushtet tona është shumë pozitive. Nga aspekti ekonomik padiskutim. Ne duhet ta zerojmë atë që mafia e marijuanës të bëjë para këtu. Mos lejojmë furnizimin nga drogmenët dhe spaçatorët.
Vendet e tjera po ecin dhe ne i themi, shiko, nuk do ju dënojmë, ju mund ta pini dhe nga ana tjetër shkoni furnizohuni nga kriminelët. Por ndërkohë shko merre në farmaci, me çmim të kontrolluar, që të demotivojë gjithë këtë strukturë kriminale të ndërtuar.
Nuk mjafton vetëm të kesh një vendimmarrje të drejtë dhe hajd ta bësh, por puna është si ta bësh.”- tha Kokëdhima.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb