NGA ORNELA MANJANI*

TIRANË- ALUIZNI publikon listën me 750 persona që kanë gati lejet e legalizimit në zonat informale në Kamëz dhe Paskuqan. Personat që kanë ndërtuar pa leje dhe përfitojnë nga legalizimi duhet të paraqiten pranë zyrave të ALUIZNI-t në Kamëz për të tërhequr faturat e parcelës ndërtimore dhe për të lidhur kontratat e fitimit të pronësisë së truallit. /Sipas ligjit në fuqi do të përfitoni një zbritje në masën 20% të vlerës së parcelës ndërtimore në rast pagese të menjëhershme brenda 45 ditëve.

Në rast mosrespektimi të këtij afati, ju nuk do të keni më mundësinë të përfitoni zbritjen -20%, por vlera e parcelës ndërtimore do të paguhet e plotë. Sipas ALUIZNI-t mësohet se në zbatim të ligjit, ju gjithashtu do të përfitoni edhe një zbritje – 10% të vlerës së parcelës ndërtimore si garanci për pagesën në mënyrë të rregullt të energjisë elektrike. Pagesa e vlerës së parcelës ndërtimore bëhet në lekë, në vlerë të plotë monetare dhe me bono privatizimi. Taksat, tatimet dhe detyrimet e tjera financiare, që lidhen me kalimin e së drejtës së pronësisë, bëhen vetëm në lekë. Këshilli i Ministrave miraton listën e poseduesve të objekteve pa leje dhe sipërfaqet e parcelave ndërtimore, për të cilat ngarkon ALUIZNI-n të lidhë kontratën e kalimit të së drejtës së pronësisë.

(Listën me emrat e 750 personave që përfitojnë lejet e legalizimeve, e gjeni në numrin e sotëm të Gazeta Shqiptare)

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: