Brenda këtij viti janë pajisur me leje legalizimi rreth 10 mijë ndërtime pa leje në të gjithë vendin. Për ta shndërruar lejen e legalizimit në certifikatë pronësie, gjithë procedura ndiqet nga ALUIZNI dhe Hipoteka. Dosja e plotë dërgohet në Hipotekë nga ALUIZNI dhe brenda 15 ditëve duhet që tapia të jetë gati. Përfituesi njoftohet për mbylljen e procesit dhe mund ta tërheqë tapinë në çdo moment.

Udhëzimet
Me udhëzimin e firmosur nga ALUIZNI dhe Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, përgjegjësinë për t’i shkuar deri në fund procesit të dhënies së lejes së legalizimit dhe hipotekës e kanë marrë pikërisht këto dy institucione. Sipas këtij udhëzimi, “aplikimi do kryhet nga ALUIZNI, por në emër të personit që ka aplikuar për leje legalizimi. Drejtoritë e varësisë të ALUIZNI-t, paraqesin aplikimin për regjistrim të lejes së legalizimit dhe për lëshim të certifikatës së pronësisë, në emër të përfituesit të lejes. Aplikimi për regjistrim bëhet nga drejtoritë e ALUIZNI-t nëpërmjet formularit-tip, pa pagesë, “aplikim zero”, në mënyrë elektronike, nëpërmjet sistemit dixhital”.

Aplikimi
Aplikimi për regjistrim përmban emrin, mbiemrin, orientimin faktik të vendndodhjes, numrin e telefonit celular, dhe ka të përcaktuar si datë aplikimi, atë të plotësimit të tij në sistemin dixhital. Njëkohësisht, me aplikimin elektronik, drejtoria e ALUIZNI-t përcjell dokumentacionin e përcaktuar. “Aplikimi kryhet vetëm një herë dhe është i vlefshëm për zënien e afatit të kërkesës për regjistrim, në kuptim të nenit 38, të ligjit nr. 33/2012, datë 21.3.2012, ‘Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme’. Veprimet e mëtejshme për plotësimin e mangësive/pasaktësive të mundshme në dokumentacionin bashkëlidhur ‘kërkesës për regjistrim’, kryhen nëpë-rmjet korrespondencës shkresore mes dy institucioneve”, thuhet në udhëzim.

Shkrimin e plotë e gjeni sot në Gsh.al në linkun http://www.gsh.al/2017/06/20/legalizimet-aluizni-ndan-10-mije-leje-ja-si-merret-tapia-brenda-15-diteve/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: