Nga: VJOLLCA KONGJONI*

TIRANE- Fundjava është pushim për punonjësit e administratës publike, por jo për ata të ALUIZNIT. 40 grupe me rreth 100 specialistë duke shfrytëzuar të shtunën dhe të dielën dalin në terren për të kryer matjet masive për ndërtimet pa leje. Këtë radhë punonjësit e ALUIZNIT kanë mbuluar qytetin e Tiranës si një nga më problematiket me ndërtimet e shtesat e paligjshme.

Drejtori i ALUIZNIT Artan Lame, këtë të shtunë ka inspektuar nga afër punën e punonjësve por edhe për tu bërë thirrje qytetarëve të bëhen pjesë e procesit të legalizimeve.

Sipas Lames, Tirana ka edhe numrin më të madh të objekteve pa leje sië shihet edhe nga kjo hartë.

Duke parë këtë situatë dhe problemet me të cilat përballen qytetarët në procesin e legalizimeve është dashur sipas kreut të ALUIZNIT hapja edhe e 12 zyrave të tjera në zonat më problematike në të gjithë qarkun e Tiranës.

“Këtu jemi në zonën e Bathores dhe është një nga zyrat rajonale të drejtorisë së ALUIZN-it Tiranë të hapura pikërisht në një zonë informale. Për shkak të numrit të lartë të ndërtimeve pa leje dhe vetdeklarimeve që përfshin qarku Tiranë është e pamundur që ato të menaxhoheshin vetëm nga një zyrë qendrore brenda në qytetin e Tiranës. Për këtë menduam, dhe ka mbi një vit që janë hapur këto zyra, hapjen prej një numri prej 10-12 zyrash vendore pranë zonave që kanë më tepër ndërtime pa leje, për të qenë më pranë qytetarëve.
Këto zyra qëndrojnë me sistem dezhurni me punonjës të ALUIZNI-t të cilët presin problematikat e qytetarëve, i pyesin cili është problemi, duhet dhe ky dokument, jo këtë ta gjejmë neve, ti vazhdo na prit në filan ditë, në filan datë që të vijmë t’ju bëjmë matjet, je apo s’je në sistem, etj., dhe gjithë problematikat e pafundme që ka çdo dosje. Zyra si kjo në Bathore ka në Paskuqan, Vorë, Rrogozhinë, Laprakë të Qarkut Tiranë.
Edhe vetë brenda qytetit Tiranë, i cili ndonjëherë duket sikur nuk i ka të ngarkuara këto problematika janë prapë një numër zyrash pas njësive administrative të Tiranës dhe sipas problematikave që ka. Jo e gjithë Tirana ka të njëjtën ngarkesë ndërtesash pa leje. Për kuriozitet, përgjithësisht këto objekte dhe kjo tregon mënyrën e vetfinancimit të një pjese të procesit. Objekte të cilat janë marrë nga ana jonë për tu përdorur si zyra vendore. Janë ose lokale të lëshuara nga qytetarë ose në disa raste janë edhe lokale të dhëna pa shpërblim, sepse i kane ose të tepërta ose nuk ju duhen për momentin dhe me periudha tre muaj- gjashtë muaj merren dhe përdoren nga ana jonë”, deklaroi Lame.

(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: