NGA ORNELA MANJANI

TIRANE– ALUIZNI publikon listën e 1000 pronarët që marrin tapitë për sipërfaqen e tokës ku kanë ndërtuar pa leje. “Gazeta Shqiptare” boton listën e plotë të dosjeve, ku ka më shumë së një pronar dhe sipërfaqet për të cilat u njihet e drejta e pronës. Përfituesit janë të shpërndarë në disa qarqe të vendit: në Tiranë, Elbasan, Durrës, Gjirokastër, Vlorë, Berat, Kukës, Korçë, Lushnjë, Shkodër, Dibër dhe Durrës. Deri në momentin e regjistrimit të ndërtimit të legalizuar, Zyrat Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, sipas vendimit, nuk duhet të kryejnë ndryshime të gjendjes juridike të pasurive të listuara në këtë vendim. Lista është bërë publike nga ALUIZNI.

KALIMI I PRONËSISË
Ligji i ri i legalizimeve parashikon që kalimi i pronësisë për objektet me funksion banimi të bëhet për sipërfaqe deri në trefishin e bazës, por jo më shumë se 500 m2. Për sipërfaqet deri në 300m2 toka do të paguhet me gjysmën e vlerës së tregut, por jo më shumë se 2000 lekë/m2 për zonat urbane, dhe 1500 lekë/m2 për komunat.

Veç kësaj, në ligjin e ri janë përcaktuar edhe disa lehtësi të tjera në pagesën e faturës për tokën e zënë. Kështu për pagesat e menjëhershme aplikohet 20 për qind zbritje. Ndërsa brenda 6 muajve nga data e tërheqjes së faturës, 50% e saj mund të paguhet me letra me vlerë. Një tjetër zbritje që aplikohet është ajo me 10% që bëhet për faturat e energjisë elektrike. Për të përfituar nga ky reduktim shtesë familjet kanë detyrimin që të kryejnë rregullisht pagesat e dritave përgjatë një viti kalendarik.

Këshilli i Ministrave miraton listën e poseduesve të objekteve pa leje dhe sipërfaqet e parcelave ndërtimore, për të cilat ngarkon ALUIZNI-n të lidhë kontratën e kalimit të së drejtës së pronësisë.

Përfituesit në Tiranë, Elbasan, Kukës, Vlorë, Durrës e Gjirokastër (Emrat i gjeni në numrin e sotëm të “Gazeta Shqiptare” (Print) )

(Gazeta Shqiptare)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: