Presidenti Ilir Meta ka reaguar për legalizimin e kanabisit farmaceutik.

Sipas Metës, kjo është një histori e vjetër dhe i ka rrënjët që me vizitën e te nënë Ferideja. Ai tha se në këtë mënyrë, kërkohet t’i vendoset kazma zhvillimit të bujqësisë dhe blegtorisë në vend.

“Nuk ka kriminalizim më të madh të qeverisë se sa kjo tabelë me të dhëna e fakte. Kjo e kanabisit s’është histori e re. Ka filluar me vizitën te nënë Ferideja. Kërkohet t’i vendoset kazma zhvillimit të bujqësisë dhe blegtorisë në vendin tonë. Është ëndërr që vetëm shpejton zhvillimet e duhura për ta kthyer Shqipërinë në një vend normal, të llogaridhënies dhe një vend të drejtësie së vërtetë për të gjithë”, tha Meta.

Meta foli edhe për institucionin e Presidentit, ku rikonfirmoi se nuk do të kandidojë sërish. Ai theksoi se Presidenti duhet lënë popullit.

“Duhet një President i mirë për popullin, t’ia lëmë popullit. Unë nuk kandidoj tani. Shqipëria do të normalizohet shumë shumë shpejt. Më vjen keq se nuk kisha planifikuar të dilja sot. Në respekt të PS dhe kongresit të saj, por isha i detyruar për shkak të gjithë atij sulmi dhe shpifjeve që janë tërësisht të pavërteta. Tre komisionet hetimore parlamentare në 5 vite, të treja të dështuara. Tre herë në Venecia, e dini se si ka përfunduar. Edhe në Kushtetuese dihet se si është zgjedhur dhe kapje ka mazhoranca, i dini të gjitha rezultatet. I dini se si u fajësua Presidenti se po pengonte Lleshajn si ministër. Unë thash që Kushtetuta e ndalon qartë që ushtaraku të bëhet ministër. Ju i dini këto gjëra. Ju e dini se sa u mërzitën ata që nuk miratova atë djalin e ri me prespektivë për Ministër të Jashtëm”, përfundoi Presidenti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb