Ish-deputeti Spartak Braho i ftuar në emisionin ‘Frontline’ në ‘News24’ ka folur mbi legalizimin e kanabisit në vend ku deklaroi se vendimi duhet të kalojë një debat të madh para se të miratohet dhe se me ardhjen në fuqi të këtij vendimi duhet bërë edhe ndryshimi i gjysmës së kodit penal.

Braho gjithashtu shtoi se amnistia fiskale kërkon po ashtu një kontroll të fortë dhe se do të shërbejë si një bankomat i atyre që këmbëngulin për realizimin e saj.

Sipas tij vendi nuk ka fuqi dhe strukturat e nevojshme për kontrollin e amnistisë dhe atë të kanabisit dhe është shumë shpejt për të dyja vendimet.

“Amnistia fiskale është bankomati i disave që këmbëngulin për ta kryer, ku kemi fuqi të kontrollojmë pjesën e zezë të parave. S’kemi fuqi e struktura, duhet  bërë por është akoma shumë shpejt. Edhe kanabisi nuk duhet legalizuar pa kaluar një diskutim të gjerë, duhet ta kontrollojë shteti me forcën e tij kanabisin.

Që të bësh atë duhet të ndryshosh gjysmën e kodit penal, të nxjerrësh nga burgu të dënuarit për të plus ligje të tjera.Si do mbash brenda ata që janë burgosur për 5 gramë. Këta nuk kanë tru në kokë, do legalizoj kanabisin thotë dhe nuk merr përsipër ndryshimin e kodit penal”, u shpreh Braho.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb