Këtë të premte në emisionin ‘Pikat mbi i’, analisti Artur Zheji dhe gazetari investigativ Artan Hoxha folën për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore.

Gjatë bisedës në studio analisti Zheji tha se tashmë nga një vend që lufton drogën, Shqipëria është kthyer në një vend që legalizon kanabisin.

Nga ana tjetër gazetari Hoxha, tha se halli i shqiptarëve sot është kultivimi i kanabisit rekreativ, ndërsa shtoi se kanabisi mjekësor ka kushte të rrepta kultivimi të vështira për t’u arritur.

Pjesë nga biseda në studio:

Si do të pengohet abuzimi me këtë bimë që të mos keqpërdoret?

Hoxha: Çfarë elementi verifikimi kemi që tregon se ky ka pyetur më shumë njerëz, te Këshillimi Kombëtar. Shqiptarët nuk e dinë që këtë lloj kanabisi nuk e mbjellin dot fermerët, por biznesmenët.

Zheji: Nga një vend që lufton drogën, legalizon kanabisin. Edhe dallimi është për një sy shumë ekspert. Rama ndoshta do synojë të krijojë bum ekonomik, i duhen para, do krijojë para për oligarkët, dhe mund të themi se do nënpunësojnë fermerë. Unë shoh shumë nuanca dhe një armë që mund të përdoret për para për shtetin , për para për oligarkët për zgjedhjet, për të spekuluar politikisht, pra Rama ka një strategji vetëm për fitore, por puna është se a ka një përballje reale për këtë gjë. Pra nuk mund të kalojë me këtë pyetësor që vetë e bën dhe vetë e numëron…

Hoxha: nga qeverisja e 2013 për legalizimin e kanabis është folur tre herë dhe është shoqëruar me një bum , është folur për qëllime mjekësore…por kjo nuk ka ndodhur…Në 2020 Rama tha kemi barë gati paketën ligjore dhe do kalohet në parlament dhe nuk kaloi, ndaj edhe doli me këtë teorinë e re. Por kanabisi mjekësor ka kushte rigoroze për t’u kultivuar. Vetëm një në Maqedoni ka arritur të kapë standardin dhe ajo kompani kishte laborator të vetin, laboratori kushton 5 mln euro Këto kompani punojnë ndryshe…Vaji i kanabisit tonë përdoret në Holandë e Belgjikë…dhe këta që po e prodhojnë vajin në Shqipëri po e prodhojnë me shiringa, 2 mijë euro është një nga ato… Por sot ne duhet të dekriminalizojë kanabisin rekreativ, ky është halli tjetër…Deri tani e di si ka funksionuar kanabisi, merrej leja te drejtori i policisë…

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb