Legalizimi i kanabisit farmaceutik, ishte temë diskutimi në studion e emisionit “FrontLine” drejtuar nga gazetarja Marsela Karapanço.

Të ftuar në studio, ishin avokat Eugen Beci, mjeku toksikolog, Alban Haxhi dhe zv.ministri i Brendshëm, Julian Hodaj. Për mjekun Haxhi, hashashi i përdorur te medikamentet, përtej anëve pozitive ka edhe efekte anësore.

Ndërkohë zv.ministri Hodaj, shpjegoi se si do të kryhet e gjithë procedura, nga mbjellja në fusha deri te eksporti në tregjet Evropiane.

Alban Haxhi: Dhimbja është një simptomë që shoqëron shumë simptoma si kanceri. Këtu të paktën e ka gjetur përdorimin për kohë të gjatë. Për kurimin e kancerit, duhet studiuar. Ka teza që rekomandojnë kanabisin, por asgjë s’është e konfirmuar. Problemi kryesor është varësia. Krijon varësi. Kemi varësi organike dhe psikologjike. Të gjitha medikamentet kanë efekte edhe pozitive edhe anësore.

Julian Hoda: Ky lloj kanabisi vendoset në dispozicion të kompanive farmaceutike. Në Shqipëri nuk ka laboratorë për të prodhuar medikamente me këtë bazë. Nuk duhet keqkuptuar përdorimi i kanabisit mjekësor dhe kanabisit për qejf. Në vetëm në SHBA janë diku te 37 shtete të legalizuara. Vetëm shitjet janë mbi miliarda dollarë për qëllime mjekësore.

Eugen Beci:
Nuk e kam idenë që përdorimi i kanabisit për qëllime vetjake do të kërkohet mendimi i qytetarëve përmes këshillimit kombëtar. Nuk besoj se kjo duhet të kalojë me këshillim kombëtar. Duhet referendum. Edhe për kanabisin mjekësor, jemi të paqartë. Do të prodhohet kanabis për këto qëllime, apo duhen medikamente me kanabis?

Julian Hoda: Kur flasim për kanabisin nuk flitet që do të eksportojë Shqipëria kanabis dhe do të marrë në këmbim medikamtente të këtij lloji. Shqipëria do të përthithë të ardhura nga ky treg. Tregu mjekësor është i rregulluar. Sot policia kontrollon territorin e Shqipërisë. Sa kohë që kontrollohet territori që të mos mblidhet ilegalisht, nuk ka si të mos kontrollojë sipërfaqe më të vogla dhe super të kontrolluara.

Alban Haxhi: Është procesi që bën diferencimin. Varësia është e pashmangshme në të gjitha llojet. Minimalisht kemi edhe varësi psikologjike. Shumë nga substancat kanë varësi psikologjike se sa më shumë organike. Që të qetësosh dhimbjet në diagnoza të ndryshme kërkohen efekte të forta.

Julian Hoda: Shumica e medikamenteve, gjenden në Shqipëri. E dini kush është eksportuesi i kanabisit shëndetësor më i madh në botë? Është Bayern, ajo që përdoret edhe si klub futbolli. Moas të ngatërrojmë tymosjen, nuk ka lidhje fare. Kanabisi mjekësor tregon një treg të kontrolluar që eksportohet. Nuk mendohet kontrabanda, është treg i garantuar. Në rast të kontrabandës, hiqet licenca. Shqipëria nuk ka kapacitetet për të pasur mundësi të përpunojë kanabisin.

Alban Haxhi: Vihet re që konsumimi i përket moshave të reja. Kryesisht mosha më me probleme janë ato ë reja, shfaqen probleme psikiatrike. Kjo është efektet anësore. Targeti është edhe mosha e adoleshencës. Një pacient që ka përdorur hashash vjen në urgjencë ose herën e parë ose kur jepen simptomat psikiatrike. Simptomat e herëve të para shoqërohen me të vjella, paranoja, fillojnë të flasin pa rrjedhë logjike. Edhe kur nuk tregojnë kuptohen nga simptomat e para. Kur i sjell familja kanë shfaqur gjendje agresive, halucinacione etj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb