Nënkryetari i Partisë Republikane Blendi Sulaj i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, i pyetur për legalizimin e kanabisit mjekësor, tha se në Shqipëri ky propozim mund t’ju japë mundësi trafikantëve të drogës që të abuzojnë.

Të thuash do legalizojmë kanabisin për arsye mjekësore në Shqipëri është njësoj si të thuash në Kolumbi do legalizojmë kokainën për operacione, është vend prodhues. Qeveria nuk ka luftuar dot drogën dhe thotë do ta legalizojë. Kjo praktikë aspak nuk është bërë si këtu.

Shumë njerëz thonë se “ore do kemi përfitime ekonomike”. Në Maqedoni të Veriut duhen së paku 4 ekspertë që të marrë dikush licencën. Ne po iu japim mundësi trafikantëve që të kenë kapanon të gatshëm. Kemi një hapësirë për abuzim”, tha Sulaj.

Blendi Sulaj nënvizoi se ka shumë rëndësi që në Shqipëri të kemi një reformë të re zgjedhore, ndërsa vlerësoi se ulja e të gjitha palëve politike në një tryezë të përbashkët është një zhvillim tejet i mirë.

“Ajo që ishte e rëndësishme ishte se të gjitha palët politike u ulën në tryezë. Ajo mbledhje u ndërpre për shkak të disa deklaratave të Ramës, që do të kontrollojë gjithcka. Sot sistemi zgjedhor në Shqipëri nuk është i mirë. Sot në Shqipëri të zgjedhurit nuk janë nga populli, por nga kryetarët e partive. Ne si PR kemi propozuar një sistem të mirë me lista të hapura”, u shpreh Sulaj.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb