Legia e Varshavës njoftoi se gjatë verës kreu transferimin më të shtrenjtë në kampionatin polak, duke blerë bomberin shqiptar Armando Sadiku për shifrën e 1.5 mln eurove. Gjithsesi raportimet e fundit e hedhin totalisht poshtë këtë pretendim të kampionëve në fuqi.

Gazeta “Blick” njofton se klubi i Legias për të blerë sulmuesin elbasanas nga Zyrihu derdhi vetëm 500 mijë euro në arkat e klubit zviceran. Arseja e kësaj gënjeshtre nuk bëhet e ditur, por pavarësisht kësaj Sadiku është një ndër më të paguarit e Legia-s dhe si rrjedhojë e kampionatit polak.

26-vjeçari përfiton 35 mijë euro neto, pa përfshirë bonuset dhe shpërblimet e ndryshme që janë të përcaktuara për formën e tij sportive, por edhe për vetë arritjet e skuadrës në fund të sezonit.
0006PYT3S6FO4I8O-C122-F4-470x311
Armando Sadiku ka marrë shumë kritika nga mediat vendëse në Poloni, por bomberi elbasanas e ka treguar shpeshherë në fushën e lojës që është njeriu-gol. Në ndeshjen e fundit në kupë, i mjaftuan vetëm 4 minuta për ta dërguar sferën në rrjetë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb