Ish-mesfushori i Manchester United dhe fituesi i Kupës së Botës 1966, Sir Bobby Charlton është diagnostikuar me demencë, bashkëshortja Norma.

Ka qenë një kohë e vështirë për Charlton pasi lajmi pasoi vdekjen e vëllait të tij Jack në korrik dhe shokut të ekipit të Anglisë, Nobby Stiles, të cilët të dy u diagnostikuan me sëmundje mentale.

Norma Charlton tha në një intervistë për ”Daily Telegraph” se shpresonte që lajmi i diagnozës së bashkëshortit të mund të “ndihmojë të tjerët”.

Charlton kishte një karrierë 17-vjeçare me Manchester United ku fitoi tre tituj kampionati, një Kupë FA në 1962 dhe Kupë Europiane në 1968.

Ai u nominua për çmimin e lojtarit më të mirë në botë, Topin e Artë, tre herë dhe fitoi votimin në 1966 pasi ngriti Kupën e Botës në Wembley.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb