Ksavi Hernandez ka shpallur tërheqjen e tij përfundimtare nga futbolli i luajtur në një artikull të shkruar për “Generaton Amazing”. Ish-mesfushori i Barcelonës, tashmë 39 vjeç, ka deklaruar se do ta vijojë eksperiencën e tij në futboll, por tashmë si trajner.

“Ka qenë një privilegj për mua që të luaja deri në moshën 39-vjeçare. Ky është sezoni im i fundit si futbollist, por mezi pres të nis atë si trajner. Filozofia ime është që të pasqyroj stilin që kam mësuar nga Johan Krujf dhe nga La Masia. Do të më pëlqente të kisha një ekip që të kontrollonte ndeshjen dhe të luajë në sulm”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: