Lajmet për shëndetin e Pelé po bëhen gjithnjë e më të mira. Legjenda e futbollit do të dalë – ndoshta të enjten nga spitali, pas një operacioni për heqjen e tumorit në zorrën e trashë. Lajmi është bërë me dije nga vajza e tij, Kelly Nashimento.

“Ai tani është më i fortë dhe po del nga spitali për të vazhduar shërimin dhe trajtimin e tij në shtëpi,” shkroi vajza e Pelé në Instagram.

“Magjistari” brazilian, i cili do të mbushë 81 vjeç më 23 tetor, iu nënshtrua një operacioni më 4 shtator. Ai ishte në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit për ditët e ardhshme, por më pas u transferua në një dhomë. Pelé, lojtari i vetëm që ka fituar tre Kupat e Botës, ka vuajtur nga problemet e këmbëve për vite të tëra dhe nuk mund të ecë pa ndihmë.

Djali i tij, Entinho, tha vitin e kaluar se babai i tij vuante nga depresioni, diçka që Pelé më vonë e mohoi.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb