Legjendja e futbollit skocez dhe e Liverpulit, Sër Keni Dalglish, duke folur për BT Sport, komenton me emocion të dukshëm fitoren në Premier League të “Reds”-ave pas 30 vitesh nga titulli i fundit, kur në stol kishte qenë pikërisht Dalglish.

“Dy vitet e fundit pas mbërritjes së Jurgen Klop kanë qenë shumë pozitive. Ai mishëron çdo gjë që Liverpuli përfaqëson. Nuk është një rastësi, vitin e shkuar Liverpuli fitoi Champions League dhe Botërorin e Klubeve, ndërsa titullin e humbi për vetëm një pikë. Përsa kohë të jetë Jurgeni në stol, do të ketë ditë të lumtura për tifozët e Liverpulit”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb