Ndërtimi i stadiumeve për Botërorin e Katarit ka marrë shumë jetë punëtorësh. Pikërisht për këtë arsye ish kapiteni i Bayern Munchen dhe Gjermanisë, Philip Lahm ka vendosur të bojkotojë këtë kompeticion.

“Unë nuk jam pjesë e delegacionit dhe nuk do të fluturoj atje si tifoz. Kështu që preferoj ta ndjek turneun nga shtëpia.Të drejtat e njeriut duhet të respektohen. Nëse një shteti i jepet kontrata që rezulton ndër më të këqijat në këtë aspekt, këto gjëra duhet të diskutohen.

Edhe vetë futbollistët duhet të jenë kritikë për atë çka ka ndodhur në Katar” tha Lahm.

Philip Lahm

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: