Andrij Shevçenko, ish-bomberi kuqezi, ka lëshuar disa deklarata me rastin e “Special Team Legends” të organizuar nga Federata Italiane e Futbollit, teksa ka shprehur dëshirën që t’i shohë kuqezinjtë në Champions League sezonin e ardhshëm dhe pse jo, në një të ardhme të jetë i ulur në stolin e skuadrës së tij të zemrës.

“Shpresoj që Milani të kualifikohet për në Champions League. Ndeshja e ardhshme do të jetë e rëndësishme. Kuqezinjtë duhet të fitojnë ndeshjen e tyre dhe të presin se çfarë do të ndodhë në fushat e tjera. Gatuzo ka bërë një punë shumë të mirë dhe mund të bëjë akoma më shumë te Milani. Piontek është një sulmues i mirë, ka të ardhmen para. Unë në stolin e Milanit? Është një klub që ka bërë shumë për mua dhe që e kam në zemër. Kush e di, mbase një ditë do të ulem në stolin e Milanit, por tani jam i përqëndruar vetëm te Kombëtarja e Ukrainës”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb