Para ndeshjes së Shqipërisë dhe Skocisë e cila do të luhet sonte në orën 20:45 ka folur edhe legjenda Kenny Dalglish, ish-futbollist i Celtic dhe Liverpool.

Dalglish, i cili është lojtari me më shumë prezenca te Skocia, 102, shprehet se skuadra e tij kombëtare duhet të synojë me patjetër fitoren kundër Shqipërisë. Sipas tij humbja 4-0 kundër Belgjikës duhet lënë pas krahëve pasi kundërshtari ishte shumë i fortë.

“Nuk ka dyshim që trajneri dhe lojtarët janë goditur nga jo humbje e thellë, edhe pse ishte vetëm një miqësore. E kam provuar vetë. Isha pjesë e ekipit që humbi 5-0 ndaj Anglisë në shkurt 1973. Po më pas nuk u demoralizuam, por e morëm veten dhe u kualifikuam për finalet e Kupës së Botës 1974. Le të shpresojmë që diçka e ngjashme të jetë edhe tani, duke nisur nga ndeshja me Shqipërinë, ku duhet të ringrihemi.

Nuk është si me Belgjikën, që u rendit e treta në botë. Fatmirësisht, Shqipëria renditet e 58-a në botë. Duhet të marrim pikët maksimale në “Hampden Park”. Shqipëria vjen me moral të lartë, pasi e ka fituar ndeshjen e parë. Nuk duhet t’i lëmë që ata të marrin kurajë me kalimin e minutave, por t’i vëmë në presion dhe të shënojmë. Trajneri duhet të punojë shumë me anën psikologjike, po aq sa edhe në anën taktike.

Natyrisht, për të fituar duhet të shënohen gola dhe Leigh Griffiths sulmuesi ynë kryesor, i ka aftësinë për të gjetur rrjetën. Nuk kemi shumë alternativa për numrin 9, por duhet të shënojmë shpejt. Vijmë në ndeshjen e Shqipërisë jo në gjendjen ideale, por duhet të arrijmë të fitojmë në stadiumin tonë, ku tifozët do të luajnë rol jetësor”, – ka theksuar mes të tjerash legjenda skoceze, Daglish, i cili njëkohësisht është edhe golashënuesi më i mirë i historisë te Skocia së bashku me Denis Laë, me nga 30 gola.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb