Java e 31-të e Serie A italiane pa në fushë si titullarë të gjithë legjionarët shqiptar, përveç Etrit Berishës i cili vijon të mos jetë preferencë e parë e trajnerit Gasperini. Në “San Siro” u zhvillua një sfidë me aromë Championsi, Atalanta dështoi të bëjë hapin e madh përpara por një 90-minutësh shumë pozitiv zhvilloi Berat Gjimshiti, fundja “burgosi” një sulmues si Mauro Icardi:

Gjimshiti
Gjimshiti

“Një ndërhyrje precize gjatë pjesës së parë, mbahet mirë kur Inter del në sulm, ruan shokët. Ndeshje shumë e mirë në raport me Icardit, nota 6,5 për Gjimshitin shkruan TuttomercatoWeb.

Nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 as Napoli në sfidën kundër Xhenovas. C.Ancelotti i besoi sërish një fanellë titullari Hysajt:

Hysaj
Hysaj

“Funksionon shumë mirë me Callejon i cili shfrytëzon punën e anësorit shqiptar. Në fazën mbrojtëse është gjithnjë i kujdesshëm, nota 6 për Hysajn i cili u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 67-të ndërsa pak minuta nga fundi i ndeshjes u zëvendësua.

Nuk përfitoi nga hapi fals i rivalëve Lazio, kryeqytetasit u ndalën në një barazim 2-2 kundër Sassuolos, dy gola të pësuar nga Strakosha:

Strakosha
Strakosha

“U befasua nga një devijim i hidhur në golin e Rogerio, totalisht i pafaj në golin e dytë nga Berardi, nota 6 për Strakoshën.

Legjionari më pak i vlerësuar në këtë fundjave ishte Frederik Veseli, në humbjen që Empoli pësoi në transfertë kundër Udineses:

Veseli
Veseli

“Okaka e kalon sa herë të dojë dhe si të dojë duke krijuar raste të rrezikshme në krahun e tij. Sigurisht që klienti është jo i lehtë për tu mbajtur por mbrojtësi shqiptar mund të bënte diçka më shumë”, nota 5 për Veselin shkruan TottomercatoWeb.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb