Gjykata Kushtetuese u mblodh sot në një seancë për shqyrtimin e çështjes së zgjedhjeve të 30 qershorit 2019.

Palët diskutuan pretendimet e tyre për gati 1 orë e gjysmë, ndërsa vendimi do të jepet pas disa ditësh nga Kushtetuesja.

Pak pas përfundimit të mbledhjes, avokati Jordan Daci, i cili është përfaqësuesi i Shoqatës së Bashkive i ka qëndruar të njëjtave pretendimeve që ka ngritur edhe më herët. Shoqata kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve të 30 qershorit dhe përsëritjen e tyre. Gjatë një prononcim për mediat, ai tha se të gjitha palët nuk do të dalin të humbura dhe se do të fitonte demokracia.

“Kemi kënaqësinë që të themi për publikun se ky është një proces që asnjë palë s’do të dalë e humbur. Do të fitojë demokracia. Përtej asaj që ka thënë Venecia, zgjedhësve duhet t’u jepet një kuptim i ri për zgjedhjet. Zgjedhësit duhet te kenë te drejte te zgjedhin. Ndaj zgjedhjet e 30 qershori nuk ishin në përputhje me parimet e Komisionit të Venecias. Ky opinion nuk është detyrues dhe as i saktë. Në paragrafin 47 e pranon. Në 28 e mohon. Nga ana tjetër unë bërë pyetjen; nëse nuk është gjykata kushtetuese, kush është atëherë?! Përse komisioni i Venecias nuk anashkalon me qëllim këto vendime. Ka kompetencë. Në Republikën e Shqipërisë opinioni i referohet tre pyetjeve ndërsa komisioni ka 30 pyetje të tjera. Komisioni thotë që Gjykata ka vendime kushtetuese, mund të merret me legjislacionin zgjedhor. Ne mendojmë që ka kompetencë dhe Gjykata Kushtetuese do e gjykojë.”, tha Daci në një prononcim per mediat.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese iu drejtua Komisionit të Venecias për të marrë një opinion final në lidhje me zgjedhjet, në të cilat opozita nuk mori pjesë.

Çështja për zgjedhjet e 30 qershorit ishte pezulluar në pritje të përgjigjes nga Komisioni Venecias. Shoqata e Bashkive i është drejtuar me një padi gjykatës Kushtetuese përmes së cilës kërkon ripërsëritjen e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Në përcaktimin e seancës që rikthen çështjen për shqyrtim, Kushtetuesja argumenton se është konstatuar se ka rënë shkaku i pezulit të procesit, kjo për faktin se Komisioni i Venecias iu përgjigj pyetjeve të gjykatës.


DISKUTIMET NË SEANCË
Vitore Tusha: Gjykata Kushtetuese, ka konstatuar rënien e shkakut të pezullimit dhe vendosi zhvillimin e seancës. Në këtë moment proceduarial të gjithë palët kanë marrë kopjen e Opinionit të Venecias. Në vijim të procesit ku parashtrojmë që keni të drejtë, të jepni deri në 10 minuta, opinion mbi Opinionin e Venecias. Gjykojmë që Komisioni nuk e ka të saktë, se nuk ka kompetencë për të gjykuar 30 qershorin. Nëse nuk e ka Gjykata Kushtetuese, kush e ka? Si mund të shkohet në Strasburg nëse çështja nuk kalon në Kushtetuese?!

Jordan Daci: Bindja Demokratike hyri në zgjedhje fiktivisht. U regjistrua në KQZ pa u regjistruar në gjykatë si subjekt juridik. Ky opinion nuk është detyrues për Gjykatën Kushtetuese në tërësi. Opinioni ka pasur dhe kontradikta. Komisioni i Venecias ka më tepër opinion politik se përgjigje juridike për pyetjet e dërguara. Referuar ligjit, Gjykata Kushtetuese duhet ta gjykoj çështjen. “Kushtetuesja’ duhet ta injorojë këtë opinion të Komisionit të Venecias.

Ndërkohë, përfaqësuesja e Kuvendit Mimoza Arbi ka mbështetur opinionin e Komisionit të Venecias. Arbi kërkon rrëzimin e kërkesës.

PADIA E SHOQATËS SË BASHKIVE TË SHQIPËRISË
1. Konstatimin antikushtetues të zgjedhshmërisë/procesit zgjedhor të zhvilluar në 30 qershor 2019 për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, të kryetarëve të bashkive dhe anëtarëve të këshillave bashkiakë, dhe si rrjedhojë konstatimin antikushtetues të zgjedhjes së anëtarëve të këtyre organeve.
2. Verifikimin e kushtetutshmërisë së veprimtarisë së partisë Bindja Demokratike në lidhje me regjistrimin e saj në gjykatë dhe zgjedhjet e datës 30 qershor 2019.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb