Eksperti i ekonomisë, Ardian Civici i ftuar në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 ka bërë një propozim lidhur me hapjen e bizneseve dhe lehtësimin e masave.

Duke ditur që bizneset janë të varrura dhe të lidhura me njëra tjetrën, Civici propozon që të fillohet hapja me cikle të mbyllura ose grupe biznesesh që janë të lidhura ngushtë me njëra tjetrën.

”Nuk ka si të shkojë se në gjithë vendet e botës po ruhet biznesi që mos falimentojë. Pra konservimi i një situate letente. Edhe ato miliarda dollarë që jepen në vendet e botës nuk jepen për të ruajtur gjithë fitimin. Nga një anë është sakrificë shtetërore por është në kurrizin tonë rritja e borxhit. Pasi do pasohet me rrithe taksash. Nuk mund të kërkosh 100% të ruash fitimin. Siç ndahet risku mes bankës dhe shtetit, ashtu duhet të ndahet mes shtetit dhe biznesit. Nuk mund të jetë biznesi sikur s;ka ndodhur gjë.
Po të shohësh dhe Italinë, Spanjën kanë 10- 15 ditë që fillojnë dhe deri në gjysëm flasin për situatën ekonomike dhe financiare pasi dëmi mund ta kalojë 10- 15 herë damin që po mundohemi të ruajmë. Thjesht kush mund të fillojë punën të fillojë. Edhe lehtësimet që bëjmë nuk mund të jenë lineare. Bizneset janë të lidhura. Nëse lehtëson një biznes dhe tjetri që është i lidhur nuk lehtësohet është kot. Duhen nisur me cikle të mbyllura pra me grupe biznesesh të lidhura ngushtë me njëri tjetrin.”- tha Civici.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb