TIRANË

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar dhe njëherë oraret për baret e restorantet të cilat janë rihapur më 18 maj. Rama tha se në zonat e kuqe deri në orën 21:00 është e lirë lëvizja dhe pa autorizim ndërsa në zonat e tjera të vendit, pra të shpallura të gjelbra mund të rrinë hapur dhe përtej orës 21:00.

“Deri në orën 9 është e lirë lëvizja pa autorizim dhe lokalet dhe restorantet në zonat e tjera mund të rrinë hapur dhe përtej orës 9. Në zonat e kuqe dhe për pak ditë do rrinë hapur deri në 9 dhe pastaj dhe më gjatë gjithmonë duke shërbyer jashtë jo brenda”, deklaroi Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb