Ministrja Elisa Spiropali në një lidhje live për rubrikën Opinion në ”News24” është shprehur se edhe për lehtësimin e masave vendimi do të merret nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Po ashtu ajo tha se askush nuk ka dijeni se si do të përshkallëzohet lehtësimi i masave por tha se qeveria tashmë është vetëm notere që zbaton vendimet, këshillat apo udhëzimet e Komitetit Teknik të Ekspertëve.

 

”Përmes jush dhe televizionit tuaj uroj shqiptarët për qëndresën e jashtëzakonshme për këtë luftë që na erdhi e papritur jo vetëm këtu por gjithë botës, me dinjitet dhe masa.

Ne nuk mund ta përcaktojmë tani nivelin e përshkallëzimit të lehtësimeve. Vendimet për lehtësimet dhe shtrëngimet, masat shëndetësore merren në Komiteti i Ekspertëve që qeverinë e ka kthyer në noter.

Vendimet janë bazuar në projeksione të OBSH.
Masat që janë marrë, gjurmimin në terren, testimet, frenimet e përhapjes kanë rezultuar të suksesshme. Nëse vijojmë me këtë durim dhe besueshmëri ndaj qeverisë dhe Komitetit në javët në vazhdim do kemi patjetër. Nuk jam eksperte, dhe qeveria beson maksimalisht tek ekspertët.”- u shpreh Spiropali.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb