Vendoset lehtësimi i masave anti-COVID për burgjet në vend. Mësohet se çdo i dënuar do të zhvillojë katër takime në muaj.

Bëhet me dije se takimet do të jenë jo vetëm për familjarët, por edhe më gjerë.

Sipas masave të reja të burgosurit meshkuj kanë të drejtën e vizitës dy herë në muaj, duke garantuar higjienën e nevojshme, kontrollin shëndetësor gjatë hyrje-daljeve, disponimin nga familjarë të certifikatës së vaksinimit ose të raportit mjekësor që vërteton shërimin.

Gjithashtu për të burgosurit që janë prindër dhe kanë fëmije të mitur të aplikohet program i prindërimit. Për të burgosurit gra dhe të mitur të lejohen 4 takime në muaj.
Për të dënuarit e martuar apo që bashkëjetojnë sipas Kodit të familjes, të lejohen një takim i zgjatur në muaj.

Kujtojmë se më herët, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i kishte propozuar Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja lehtësimin e kufizimeve për parandalimin e përhapjes së pandemisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb