Kryeministri Edi Rama dhe minisitri për Shtetin dhe Sipërmarrjen, Eduard Shalsi kanë zhvilluar komunikim online me të rinj, të cilët kanë nisur të bëjnë biznes online.

Rama tha se ky është fillimi i një revolucioni të tërë në biznes.

Ndërsa, ministri për Shtetin dhe Sipërmarrjen Eduard Shalsi deklaroi se qeveria shqiptare ka parashikuar lehtësi për biznesin online.

Nëse më parë nuk kishim kuadër ligjor që rregullonte fushën e start up-eve, sot e kemi. Start up-et mund të regjistrohen shumë lehtë tani e tutje. Start up Albania është kompozuar në mënyrë të tillë.

Ligji parashtron shumë lehtësi në taksa. Edhe taksat e tabelës kemi menduar se nuk duhet q ëtë aplikohen. Duam të ndjekim modelin e Izraelit dhe të Lituanisë. Kemi siguruar garanci mbi riskun”, tha mes tjerash Shalsi.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb