Ëndrra vazhdon! Leicester mposhti Chelsea 2-1 dhe rikthehet në krye të Premier League, i vetëm. I përhershmi Vardy dhe Mahrez ishin autorët e golave, ndërsa goli i shënuar nga Remy në fund nuk kishte asnjë vlerë.

Vardy, sulmuesi anglez, shënojë kundër Chelsea golin e tij të 15-të sezonal. Për Mourinho-n kjo ishte një tjetër mbrëmje e errët, për më tepër që erdhi përballë “armikut” të tij historik Ranieri. Blutë londinez pësuan humbjen e 9-të sezonale nga 16-të ndeshje të zhvilluara.

20 pikë diference me vendin e parë janë shumë për një skuadër si Chelsea dhe një trajner si Jose Mourinho.
(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb