Ato kanë udhëtuar nëpër katër vende dhe kanë përshkuar rreth 1600 km vetëm për të festuar. Anthony Di Sanzo, Amerigo Monte dhe Gianluca Bertuzzo kanë udhëtuar me një Panda të vjetër të viteve 80-të drejt Leicester.
Janë nisur nga Brescia të premten në mëngjes në orën 11 dhe kanë mbërritur në Leicester të shtunën në orën 12, koha e duhur për të festuar me mijëra italian të tjerë. Duke mos pasur biletë për të hyrë në stadium ato kanë marrë udhëtimin e kthimit, duke e treguar këtë eksperiencë të veçantë nëpërmjet hashtag#roadotoleicester. ‘Përse e bëmë”- thonë ata- Sepse nuk kishim asgjë për të bërë!”.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb