Situata për kampionët në fuqi të “Premier League”, Leicester City, sa vjen e rëndohet. Dhelprat e Ranierit sot kanë pësuar humbjen e pestë radhazi në po kaq ndeshje, duke u mundur nga Swansea me rezultatin 2-0.

Ekipi që surprizoi vitin e kaluar duke u shpallur kampion, tashmë rrezikon zbritjen nga kategoria, pasi renditet renditet në vendin e 17-të, me vetëm një pikë më shumë se Hull City i vendit të 18-të, pra një pikë larg nga vend ii fundit që të mban në “Premier League”.

Swansea ngjitet në kuotën e 24 pikëve, ndërsa Leicester mbetet me 21 pikë dhe poshtë vetes ka vetëm Hull me 20 pikë dhe dyshen Crystal Palace-Sunderland me 19 pikë.

Kohët e fundit është folur edhe për një shkarkim të Ranierit, trajnerit që vjet e bëri të pamundurën të mundur. Italiani pas këtyre rezultatesh e rrezikon seriozisht postin e numrit 1 të “dhelprave”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb