Barazimi 1-1 në ndeshjen e parë të Champions League mes Leipzig dhe Manchester City nuk i ka lënë shije të mirë trajnerit të këtyre të fundit, Guardiola, i cili para ndeshjes së kthimit e ka pranuar se kualifikimi do jetë i vështirë.

“Është vërtet e rëndësishme të konkurrosh për më shumë trofe. Ne duam të jemi kompetitiv në tre gara. Dua të kem kënaqësinë e të qenit në Champions League dhe FA Cup, si dhe të jem pranë Arsenalit në rënditje. Liga e Kampionëve është një kompeticion i mirë. Është bukur të luash me ekipe në një pjesë tjetër të Evropës, larg lojës me të njëjtat ekipe dhe stadiume në Angli”.

Leipzig: “Kur pashë shortin thashë se Leipzig ishte një ekip vërtet i mirë. Napoli, Real Madrid, Liverpool, të gjitha skuadrat në këtë fazë kanë cilësi dhe pika të forta. Nesër duhet të imponohemi para tifozëve tanë dhe të fitojmë ndeshjen. Është e lehtë, pa marrë parasysh sa gola, thjesht të fitojmë ndeshjen dhe kjo është ajo që duhet të bëjmë”.  – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb