Prej disa vitesh është realitet në Bundesligë, por ky mund të jetë sezoni I duhur që Leipzig t’i japë fund dominimit të Bayern Munich dhe Borussia Dortmund. Deri tani ia ka dalë, duke kaluar edhe atë që ishte testi i forcës, përballja me kampionët në fuqi dhe si gjithmonë favoritët kryesorë për titullin kampion.

1168141419.jpg.0
1168141419.jpg.0

“Demat” ndalën në barazim 1-1 bavarezët duke ruajtur serinë pa humbje në katër javët e para të kampionatit gjerman. Me këtë ecuri, Leipzig kryeson i vetëm tabelën e renditjes me dhjetë pikë, duke lënë pas Bayern Munich që aktualisht ndjek rivalët nga vendi i katërt i klasifikimit.

Bundesliga
Bundesliga

Në katër ndeshje, skuadra e drejtuar nga Nico Kovac ka regjistruar dy barazime, duke ndërlikuar misionin për mbrojtjen e titullit. Bavarezët shohin përpara në renditje edhe Borussia Dortmund që në sfidën e saj mundi 4-0 Bayer Leverkusen.

1174878499.jpg.0
1174878499.jpg.0

Të besuarit e Lucien Favre kaluan shpejt goditjen e rëndë që morën para pauzës së kampionatit, duke treguar edhe një herë të gjithë forcën ndaj një kundërshtari të vështirë. Ky sukses ka ngjitur verdhezinjtë në vendin e dytë me vetëm një pikë larg kryesuesëve të Leipzig.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb