KORÇË

Shqiptarët e bllokuar në Kapshticë janë lejuar të futen në Shqipëri dhe do të karantinohen 14 ditë në një hotel të Korçës.
Burime nga dogana për Balkanëeb bëjnë me dije se janë evakuuar shqiptarët jorezidentë në Greqi.

Rama deklaroi se koston e karantinimit në hotel shqiptarët e bllokuar do e paguajnë vetë por është Këshilli Koordinues i Diasporës që do të paguajë në këtë rast hotelin bashkë me 3 vaktet.

Kjo do të aplikohet vetëm për 35 personat që kanë ardhur ditët e fundit në Kapshticë dhe janë lejuar po ditët e fundit të kalojnë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb