SHÇBA dhe strukturat e tjera ligjzbatuese arrestuan në flagrancë në Korçë 2 punonjës policie, 2 doganierë dhe 1 shtetas për kontrabandë e shpërdorim detyre.

Veprimet u kryen në kuadër të operacionit “Transportuesi”

NJOFTIMI I PLOTE
Në kuadër të luftës kundër kontrabandës dhe veprimeve abuzive në pikat kufitare në të gjithë vendin, nga informacionet e mara në rrugë operative dhe në bashkëpunim me strukturat e tjera ligjzbatuese, SHÇBA kapi në flagrancë shtetasin N.N., pasi në aksin rrugor dogana Goricë–Diellas, pas kontrollit nga specialistët e SHÇBA Korçë, në mjetin e tij u gjetën sasi të konsiderueshme mallrash ushqimore pa dokumentacion shoqërues.
Pas veprimeve të para hetimore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, SHÇBA arrestoi në flagrancë punonjësit e policisë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”:
➡️ N/komisar P.B., 53 vjeç, Përgjegjës Turni në PKK Goricë;
➡️ Inspektor R.D., 53 vjeç, Ndihmës/Specialist kontrollor në PKK Goricë.
Arrestimi i tyre u bë pasi nga veprimet hetimore të kryera është provuar se në momentin kur mjeti me drejtues shtetasin N.N. është paraqitur në hyrje të RSH, nuk kanë ushtruar detyrën funksionale në vendin e shërbimit, duke lejuar kalimin e mallrave kontrabandë. Nga këqyrja e pamjeve filmike ka rezultuar se punonjësit e Policisë, edhe pse kanë patur pamje vizuale të mallit, me mosveprim kanë favorizuar veprimet e kundërligjshme të punonjësve të doganës dhe këtij shtetasi për kalimin e mallit pa kryer procedurën e zhdoganimit.
Në vijimësi të veprimeve hetimore të kryera në bashkëpunim me DVP Korçë, Seksionin e Krimit Ekonomik dhe Financiar është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
➡️ N.N., 39 vjeç, drejtuesi i mjetit, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjerë”;
➡️ V.T., 45 vjeç, Përgjegjës Turni në Doganën Goricë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;
➡️ K.Xh., 34 vjeç, Doganier në Doganën Goricë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për hetime të mëtejshme.
SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për zbatimin e ligjit duke reaguar me shpejtësi dhe efikasitet për vendosjen përpara ligjit të punonjësve që abuzojnë me detyrën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: