VLORE- Për njëmbëdhjetë punonjës policie në Vlorë ka nisur hetimi për abuzim me detyrën, ndërsa tre prej tyre janë përjashtuar nga radhët e policisë.

Këtë e ka shprehur drejtori i Policisë së Vlorës, Gentian Shehaj gjatë një takimi të organizuar ditën e sotme për koordinimin e punës së Taskforcës për antikanabisin, në kuadër të luftës kundër kultivimit të lëndëve narkotike.

Shehaj tha se ndaj tyre ka nisur procedimi penal pasi akuzohen se kanë lejuar kultivimin e kanabisit në zonat ku ata ishin caktuar përgjegjës për luftën ndaj këtij fenomeni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb