Qeveria Britanike ka paralajmëruar platformat e mediave sociale se ata duhet të marrin masa për mesazhet raciste dërguar futbollistëve të Anglisë në internet.

Të paktën tre lojtarë i janë nënshtruar abuzimit racist që nga humbja e Anglisë nga Italia në finalen e Euro 2020.

Gazeta Times raportoi se qeveria dëshiron që platformat të japin detaje për ata që bënë komente abuzive raciale, në mënyrë që të “bënte shembuj” të tyre.

“Ne duhet të sigurojmë që ato platforma të marrin masa dhe nëse nuk e bëjnë këtë, qeveria do të marrë masa kundër tyre,” i tha ministri i thesarit Stephen Barclay të martën Sky News të Britanisë.

 

(BalkanWeb)

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb