KUKES- Dy punonjës policie në Kukës janë vënë në pranga nga strukturat e SHÇBA­-së, pasi akuzohen se kanë lejuar të arratisej një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar.


Të arrestuarit janë Musa Bisheva, 53 vjeç, lindur dhe banues në Tropojë me detyrë trup shërbimi në pikën e kalimit kufitar Qafë Morinë, si edhe Gëzim Shabanaj, 48 vjeç, lindur dhe banues në Tropojë me detyrë trup shërbimi në pikën e kalimit kufitar Qafë Morinë, pranë Drejtorisë Rajonale të Kufirit Kukës.


Arrestimi i tyre u bë për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 348 i Kodit Penal.


Të dy këta punonjës policie duke qenë në detyrë në datë 13 Korrik, ishin duke shoqëruar një shtetas të ndaluar nga Kosova, në ambientet e Pikës së Kalimit kufitar.

Shtetasi Xhevat Thaqi, ishte ndaluar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, por ai mundi të largohet në drejtim të paditur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për 2 punonjësit e policisë, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

(el.sp/BalkaWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: