POGRADEC

Arrestohet përgjegjësi i pikës doganore të Gorricës në Prespë dhe një doganier në për favorizim të kontrabandës. Në pranga edhe drejtuesi i mjetit ku u gjet malli kontrabandë.

Mësohet se të arrestuarit janë Julian Hanelli (përgjegjës i pikës doganore Gorricë), Petrika Mano (doganier) dhe Vasil Nasto (drejtuesi i mjetit).

Sipas burimeve nga pika doganore përgjegjesi i kësaj pike së bashku me punonjësin e doganës Petrika Mano janë vënë në prangat e policisë me akuzën e favorizimit të kontrabandës pasi sipas policisë të dy këta shtetas nuk kanë ushtruar kontroll ndaj një mjeti tip “Sharon” i cili sillte produkte ushqimore nga Maqedonia e Veriut.

Drejtuesi i mjetit Vasil Nasto po transportonte sasinë e mallit kontrabandë, ndërsa u ndalua nga policia në aksin Gorricë- Zvezdë.
Të tre të arrestuarit ndodhen në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Korçës për të dhënë dëshminë e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb