Denis Xholi dhe Albjon Ceku janë dënuar sot me nga 1 vit burg secili për veprën penale ‘korrupsion aktiv’ në zgjedhje në bashkëpunim. Vendimi është dhënë sot nga GJKKO. Lajmi u bë i ditur për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Xholi dhe Ceku janë dënuar me 18 muaj, por për shkak të gjykimit të shkurtuar masa ka shkuar në 12 muaj heqje lirie.

Kujtojmë që simpatizantë të Partisë Demokratike, bllokuan më 22 prill të këtij viti në Maqellarë mjetin me të cilin udhëtonin Denis Xholi e Abjon Ceku. Gjatë kontrollit të policisë u gjetën 5 milionë lekë të vjetra, materiale udhëzuese për të votuar dhe postera elektoral.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: