Në fillim të “Euro2020”, Italia e Roberto Mancini nuk shihej si favoritë, nuk ishte as në podium, i zënë prej kohësh nga Franca prepotente e mbushur me yje, Belgjika, Gjermania etj, por ja që në futboll nuk është e lehtë të bësh një parashikim të tillë. Ndryshe nga ekipet e lartpërmendura, Italia ka në këtë evropian atë që nuk e kishte asnjë prej favoritëve, shpirtin e madh të grupit.

Lekip
Lekip

Roberto Mancini me një grup pa yje, por me shumë dëshirë e grinte arriti të kalojë me shumë klas në gjysmëfinale, duke i dhënë një leksion të pastër të gjithë favoritëve: “Leksion italian”, shkruan L’Equipe në faqen e parë shoqëruar me imazhin e Barella që feston golin me Verratti.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb