Ajaksi dominon futbollin holandez. Skuadra e parë është në kryesim me gjashtë pikë epërsi ndaj AZ në Eredivisie, ndërsa Jong Ajaks është i pari në Erste Divisie, duke kaluar Kamburin në javën e fundit. Sinjal i fortë ky sesi po rilind fidanishtja e klubit.

Vetëm një vit më parë, gjenerata e De Ligt, De Jong dhe Van de Bek mahniti Europën, tani po çajnë përpara elementë si Rajan Gravenrk, padysim talenti më i madh që e ka fituar vendin në ekipin e parë.

Naci Unuvar, 16-vjeçari me origjinë turke luan ende pa mbushur moshën me ekipin B, ndonëse është vetëm 16-vjeç. Skundër dhe Lasina Traore, që me 13 gola dhe 7 asiste po shkëlqen. Ekelkamp është nga elementët e parë që pritet të përfshihet më lart pasi tani është 19-vjeç dhe një vit më parë debutoi në Champions kundër Juventusit.

Jo vetëm këta, por edhe Hansen, 17 vjeç, Brajan Brobej, 17 vjeç dhe Keneth Tejlor, 17 vjeç, kanë bërë që Ten Hag të besojë tek ata. Për ta mbyllir me Kjel Sherpen, portierin që me 204 centimetrat e tij duket një gjigant në portë, ndonëse në moshë të njomë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb