Në një leksion të hapur tek “Luarasi”, doktorja e shkencave në Neuro-Shkencë pranë Universitetit Kolumbia Fatjona Lubonja hodhi idenë se ky universitet ka gjithë potencialin të jetë lider në Shqipëri për të shpërndarë certifikim tek bluzat e bardha që kanë në fokus shëndetin mendor. Pjesë e leksionit të hapur ishte dhe neurokirurgu i njohur shqiptar në SHBA prof. Gentian Toshkezi.

Fakulteti i shkencave mjekësore në universitetin “Luarasi” ka ftuar dy eminenca të neurokirurgjisë. Ata ishin Fatjona Lubonja Doktore e Shkencave në edukim, e cila ka studiuar Neuro-Shkencë, Edukim dhe Behavior në Universiteti i Kolumbias në New York si dhe neurokirurgu i njohur shqiptar në SHBA prof. Gentian Toshkezi inspiruan studentët dhe pedagogët e “Luarasit” duke u rrëfyer historitë e sytë të suksesit.

Dr. Fatjona Lubonja punon në universitetin numër një në botë sa  i takon certifikimit të mjekëve dhe infermiereve në specialitetin për shëndetin mendor të fëmijëve dhe të rriturve. Lubonja tha se “Luarasi” mund të jetë lider në Shqipëri për të shpërndarë këtë lloj certifikate online tek bluzat e bardha duke u akredituar më parë tek instancat përkatëse në SHBA.

Zëvendës rektorja e “Luarasit”, prof.Anni Dasho tha se qendra me një network të gjerë do të shërbejë për certifikimin e mjekeve dhe infermiereve përtej Shqipërisë duke e kthyer universitetin në lider në këtë drejtim.

Sakaq neurokirurgu Toshkezi, i vlerësuar me çmimin mjeku më i mirë në SHBA tha për News24 se është gjithmonë i gatshëm të japë ndihmën e tij për të lehtësuar sfidën e përgatitjes së neurokirurgëve në vendin tonë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb