TIRANE- Në prag të fund vitit 2015, në tregun e këmbimit valutor vendas të gjitha valutat e huaja kanë humbur terren në këmbimet me lekun, duke e “sjellë” monedhën kombëtare në pozicion të rikuperuar disi pas humbjeve të fillim muajit dhjetor.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, të hënën, dollari amerikan u këmbye me 126.55 lekë, 0.74 lekë më pak se në fund të javës së kaluar; euro me 137.49, ose 0.28 lekë më pak, paundi britanik GBP me 188.40 lekë, 1.64 lekë më pak se javën e kaluar dhe franga zvicerane me 127.15 lekë, 0.79 lekë më pak.

Ndonëse është shpejt të flitet për tendencë, pasi zakonisht në fund të vitit fluksi i emigrantëve është shoqëruar me hyrje më të larta valutore në treg. Këmbimi valutor vendas vazhdon të reflektojë ecurinë në bursat ndërkombëtare dhe kërkesë oferta vazhdon të orientojë pozitat e këmbimit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb