Nga Njësia. 5 në Tiranë, kryeministri Edi Rama, tregoi arsyet se përse duhet të votohet Partia Socialiste më 25 prill.

Rama deklaroi se një e ardhme më e mirë arrihet me PS, ndërsa nëse ndodh e kundërta sipas tij, bëhen hapa pas.

Rama bëri dhe një paralajmërim për Presidentin Ilir Meta dhe shtoi se patronazhistët e dinë se kush ndodhet në makinat me xhama të zinj të autokolonave të PD.

“Vota e çuar tek shënjestra me numër 12, është vota që çan rrugën e të ardhmes, është arma që hap rrugën e të ardhmes. Po ju them të gjithëve, duhet karakter të gjuash tek 12, kush do të provojë karakterin duhet të gjuhej tek 12. Kush gjuan tek 6 e 9 ka pranuar dorëzimin përpara kënaqësisë, dështimin, përpara nevojës për të shkuar me tutje.

Ka pranuar se gjërat ti vijnë e jo të shkojë e t’i marri. Pret që ‘M’ të jetë tek kafja, e pret të hipi si shkallë, e jo t’i qepet për të të arritur majën. Të gjuash me tek 12 tregon një mesazh të qartë për të gjithë ne, vraponi më shpejt, ecni edhe kur ndiheni se po lodheni. Mbi të gjitha, mos guxoni të kënaqeni, kjo është të gjuash tek 12, të gjuash tek nënta është halli madh shumë. Është të gjuash në ajër, nuk është e thënë që plumbi të iki, kthehet rikoshent dhe të kap. Nëse e hedh përpjetë, thua hajde na jep ato lekë, se leku madh ka dalë rrugëve. Leku do të shkojë brenda makinave të karvanit, sepse ato makinat patronazhistët i ndjekin dhe këtu Iliri ka të drejtë.

Ilir, patronazhistët e dinë se kush është në autokolonën e Lulit me xhama të zinj, e dinë se kujt i janë ato makina të shtrenjta, që xhirojnë goma, aty brenda është karvani i Shqipërisë së vjetër, është karvani, i shqipërisë së bingove, që i mori në qafë fëmijët, familjet e varfra dhe ndau prindër nga njëri-tjetri, tek ai karvani janë. Aty janë prokurorët e gjykatësit që u flakën nga vettingu. Ju kujtohet se sa janë vrarë nga operacione, kemi shkuar tek SHQUPI i sotëm të vrarë policët nga operacioni, në atë karvan e ke.

Janë me emër dhe mbiemër, aty brenda janë kokat që xhirojnë goma për të sjellë ndryshimin. Është e pamundur tua japim mundësinë e të rikthehen. Ka pakënaqësi në Tiranë, jam unë i pari, një i pakënaqur që çdo ditë ia nxi jetën kryetarit të bashkisë, po e ndërroj unë lali Erin me ndonjë tjetër. Me kë ta ndërroj, me Aldo Bumçin, po ky është më i mirë se Luli me thënë të drejtën. Si mund të kërkohet që gjërat që ne duam dhe që Shqiptarët i meritojnë të ndodhin në një kohë kaq të shkurtër duke pasur në mes edhe tërmetin edhe virusin. Thonë Saliu të paktën bëri një rrugë? Po ne s’kemi ardhur për një rrugë, por kemi ardhur për të ndërtuar shtetin që të gjithë duam.

Unë do të isha çmendur fare me hipotekën, shyqyr zotit kam heq dorë nga trashëgimitë, nuk më intereson fare, i kam thënë ime mëje ndjesë pastë, që ato tokat andej mos më quani fare, le t’i marri kush të dojë, sepse e di që në fund fare që dy metra, një metër dhe ç’a le mbrapa. Janë të ndara gjërat, ka njerëz që janë si puna ime, s’po ju them të bëheni si unë. Po them që pakënaqësia në hipoteka është normale, por jemi duke e reduktuar vuajtjen sepse 95 % të shërbimeve ne i kemi futur tek telefoni, tek kompjuteri më i afërt. E njëjta gjë ndodh edhe për kanalizimin, por po kurohet plaga. Nëse themi na jepni këtë, na jepni këtë fuqi ta vazhdojmë për dy vite, sistemet do të jenë të mbyllura dhe shteti do të jetë këtu për të ofruar të gjitha shërbimet. Kjo nuk është diçka që e kam parë në gjumë, në gjumë i ka parë Luli ëndrrat.

Ne jemi të parët mbi Serbinë dhe Kroacinë, ne e bëjë, e çojmë mbi 1 miliardë eksportet bujqësore. Do të bëjmë eksportimin e energjisë. Ne kalojmë në eksportuese neto, pra, Shqipëria e përtej pandemisë bëhet vend sovran në energji dhe nuk ka nevojë të blejë asnjë euro nga jashtë, por krijon rezerva e u ofron atyre kur kanë nevojë”, u shpreh kryeministri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: