TIRANE-Në tregun e këmbimit valutor leku ka triumfuar të mërkurën në këmbim me të gjitha valutat e huaja.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë monedha europiane dhe dollari amerikan këmbehen sot përkatësisht me 0.30 dhe 0.94 lekë më pak se një ditë më parë, në vlerën 139.02 lekë euro dhe 127.20 lekë dollari.

Në fillim të kësaj jave valutat kryesore euro dhe dollarë, forcuan ndjeshëm pozitën në këmbim me lekun, por mesjava e “solli” lekun kryesues ndaj të gjitha valutave të huaja, euro, dollar, poundi britanik, franga zviceriane etj, duke reflektuar ecurinë në bursat ndërkombëtare.

Gjatë javëve të fundit, tendenca e këmbimit euro-lek ka qenë në favor të monedhës europiane dhe tendenca e përgjithshme e lekut ka qenë ajo e zhvlerësimit, pavarësisht luhatjeve momentale të kursit të këmbimit, i cili luhatet brenda parashikimeve të Bankës së Shqipërisë.

(d.b/Atsh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: