Lëkundje tërmeti janë ndjerë këtë mëngjes në Greqi. Mediat fqinje bëjnë me dije se një tërmet me magnitudë 4.8 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në orën 06:25 (me orën lokale) në e Samos.

Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhet 27 kilometra në veri-verilindje të Vatheos Samos, ndërsa thellësia fokale llogaritet në 11.8 kilometra.

Deri më tani nuk raportohet për dëme apo të lënduar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb