Një tërmet me magnitudë 5 të shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën detare të Kretës në Greqi. Lëkundjet u ndjenë në orën 07:04 të mëngjesit të kësaj të diele.

Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhet 74 km në juglindje të Chrysi Lasithit dhe thellësia fokale e tij llogaritet në 8.1 km.

Deri më tani nuk raportohen dëme materiale apo njerëz të dëmtuar.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: