Lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar në zonën e Kosturit në Greqi.

Sipas raportimeve, lëkundje e fortë eshtë ndjerë edhe në rajonin e Korçës. Duke iu referuar të dhënave të ESMC, magnituda e tërmetit është 4.7 ballë të shkallës Rihter, e thellësia e saj ishte vetëm 5 kilometra.

Sakaq, vlen për t’u përmendur që po gjatë ditës në Greqi është regjistruar një tërmet me magnitutë 3.5 ballë i shkallës Rihter, ndërsa deri më tani nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb