Një tërmet i magnitudës 4.1 ka tronditur sot vendin.

Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në Lushnje, Peqin dhe Elbasan, ndërsa epiqendra raportohet të jetë në Shezë të Bashkisë Peqin.

Nga informacionet zyrtare dhe nga ato në terren nuk raportohet për dëme në njerëz apo dëme materiale.

Ndërkaq bëhet me dije se lëkundjet kanë shkaktuar panik te banorët në zonat e Peqinit e Belshit pasi lëkundjet janë ndjerë më shumë se gjetkë.

Thellësia e tërmetit ishte 2 kilometra.

Capture
Capture

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: