Tërmeti me magnitudë 4.9 të shkallës rihter, që goditi sot vendin tonë ka rikthyer frikën dhe panikun tek qytetarët. Raportohet se epiqendra ka qenë Hamallaj i Durrësit.

Në disa video që ka siguruar ‘BalkanWeb’ shihet se njerëzit kanë dalë nëpër rrugë dhe disa të tjerë lëvizin me makina. Siç shihet dhe nga video që vjen nga Durrësi, qytetarët nga frika e lëkundjeve kanë braktisur banesat. E njëjta situatë ka ndodhur dhe në Tiranë. Lëkundjet e sotme, përveç Tiranës dhe Durrësit, janë ndjerë thuajse në të gjithë vendin, deri në Kosovë.

Kujtojmë se një tërmet me magnitudë 6.2 të shkallës rihter goditi vendin tonë, ndërsa shkaktoi 51 viktima si dhe u plagosën qindra të tjerë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: