Tërmeti i fuqishëm me epiqendër në Bosnje dhe Hercegovinë, u ndje në shumë shtete të rajonit. Tërmeti me magnitudë 5.7 të shkallës Rihter është regjistruar sonte në orën 23:07 me epiqendër në Bosnje dhe Hercegovinë.

Kështu ka njoftuar Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, e cila ka dhënë detajet e para.

Sipas EMSC, tërmeti ishte në zonën e Stolacit dhe është ndier në të gjithë rajonin, duke përfshirë Kosovën.

Qytetarët e Sarajevës kanë shkruar në rrjetet sociale se tërmeti ka zgjatur më shumë se 30 sekonda.

Ndërkohë, shumë qytetarë të Mostarit kanë dalë nga shtëpitë e tyre pas tërmetit dhe një viktimë është shënuar.
“ℹPërfundimi i ngjarjes: sot një #tërmet M5.7 goditi Bilećën (Bosnje dhe Hercegovinë) në orën 23:07:49 me kohën lokale (UTC 21:07:49). Lëkundjet u ndjenë mbi 400 km nga rreth 20 milion njerëz në Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë, Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Serbi, Itali dhe Slloveni”.

“Pasgoditje mund të ndodhin në orët/ditët e ardhshme. Nëse nuk është e nevojshme, qëndroni larg zonave të dëmtuara për sigurinë tuaj ? Jini të kujdesshëm dhe ndiqni informacionet e autoriteteve kombëtare”, erdhi paralajmërimi nga qendra sizmiologjike europiane mesdhetare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: